Moore: Serbia interesohet për mineralet e Kosovës, jo për manastiret
Albeu.com
"Trazirat e fundit në Kosovë i kanë shkaktuar ata që kanë synuar të aktualizojnë temën e ndarjes së Kosovës. Në fakt, Serbia nuk është e interesuar për manastiret, por për mineralet e Kosovës", vlerëson analisti i Evropës së Lirë, Patrick Moore.Moore shton se “ideja e ndarjes së Kosovës nuk është e re sepse ka dalë në shesh kohë pas kohe dhe kuptohet, si e tillë, do të refuzohet nga Prishtina, Brukseli, Uashingtoni dhe Kombet e Bashkuara. Mendoj se sa më i fuqishëm që të jetë lidershipi amerikan i NATO-s në Ballkan, aq më mirë do të jetë për Kosovën. Prania e fuqishme e NATO-s është garanci për sigurinë, jo vetëm në raport me Serbinë dhe Rusinë, por edhe ndaj ideve që disa mund t'i kenë në Bashkimin Evropian për ta shndërruar Kosovën në koloni të BE-së, pa ndikimin amerikan” ka thënë analisti Moore. (rtk)
Shtuar më 29/03/2008, ora 19:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori