Klopp flet për koronavirusin: Tifozët e Liverpool nuk janë të shqetësuar

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur mbi koronavirusin duke thënë se tifozët e skuadrës së tij nuk janë të shqetësuar për këtë virus që ka trembur botën.

Më herët gjatë javës së kaluar është thënë se Premierliga mund të anulohet, pikërisht si pasojë e Coronavirusit, për të bërë që titulli i Liverpool të mos jetë i vlefshëm.

Por, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka thënë se tifozët e Liverpool nuk shqetësohen nga këto lajme.

“Nuk mendoj se tifozët tanë janë paranojakë. Unë nuk besoj se tifozët e Liverpool janë duke menduar për të dhe unë flas me tifozët e Liverpool” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

Liverpool është vetëm katër fitore larg titullit të kampionit në Premierligë.


Shtuar 3.03.2020 07:26