Montobbio: Shqiperia te forcoje shtetin e se drejtes
Albeu.com
Ambasadori spanjoll në Shqipëri, Manuel Montobbio ka paraqitur sot prioritet e Presidencës Spanjolle të Bashkimit Europian. Ambasadori theksoi se si BE edhe Shqipëria duhet të shohin sfidat e përbashkëta.
Ambasadori spanjoll u shpreh se Shqipëria ka objektiva të përcaktuara nëse do të jetë pjesë e BE. Ambasaori spanjoll, vendi i së cilës mban presidencën e radhës së BE-së, pohoi se Shqipëria duhet të ketë një hartë për të hyrë në BE që përcaktohet nga progres raporti i KE. “Metamorfoza juaj duhet të ecë në drejtimin e duhur për forcimin e shtetit të së drejtës, duhen respektuar standardet e BE sa i përket zgjedhjeve, ku të gjitha palët duhet të bien dakord, duhet të ketë një administratë e mbeshtetur te meritat e personelit dhe i duhet shpallut luftë korrupsionit”, argumentoi Montobbio.
Shtuar më 05/02/2010, ora 18:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori