Monstra e Beratit abuzon me të miturën e tenton të trafikojë një 19-vjeçare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berat. Një 49-vjeçar ka tentuar të trafikoj një 19-vjeçare.

Por jo vetëm kaq, i arrestuari akuzohet se ka abuzuar seksualisht një 13-vjeçare.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe"- njofton policia e Shtetit.

Njoftim i policisë

Tenton të trafikojë një 19 vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13 vjeçare, arrestohet nga policia 49 vjeçari nga Kuçova.

Nga Specialitët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u bë arrestimi i shtetasit:

A.E, 49 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori