“Kam vendosur të mos hesht më!” Beatrix Ramosaj shfaqet e përlotur në rrjetet sociale (FOTO & VIDEO)

“Kam vendosur mos të hesht më!” kështu shprehet Beatrix Ramosaj në një reagim të fundit në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale këngëtarja shprehet se ka qenë pjesë e showbizit që 15 vjeç por kurrë nuk është përmendur në skandale a debate online. “Dua t’u drejtohem sot të gjithë njerëzve që më ndjekin dhe atyre që s’më ndjekin.

Jam pjesë e kësaj industrie që nga mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve, asnjëherë nuk jam përfshirë në debate, nuk kam dhënë shumë intervista”, e nis ajo videon e saj.

Më pas Beatrix shprehet se këto tre muaj ajo, familja e saj dhe njerëzit që e ka mbështetur kanë rënë ‘pre’ e sulmeve online dhe e bullizimit. Ajo shprehet se kishte vendosur të heshte por ka parë se presioni nuk ka mbaruar andaj vendosi të flasë.

@therealbeatrixramosaj Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë. #stopbulling ♬ original sound – Beatrix Ramosaj


Shtuar 25.04.2022 22:21