Monika: Rama s'na mposht dot as me raketa bërthamore (VIDEO)
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se protestae sotme oshte vetwm fillimi dhe se opozita ka me vete njw "arsenal bwrthamor" qw Rama nuk e ndal dot.

“Ky është vetëm fillimi. Gjithë arsenalin bërthamor të mbledhë kundër popullit, nuk e mund dot. Nuk është nga ata burra që mund popullin e tij”, u shpreh Kryemadhi.


Fjala e Monika Kryemadhit

Sot ishte vetëm fillimi i reagimit qytetar. Sot protesta e cila kishte më shumë djem dhe vajza, burra dhe gra, se asnjëherë tjetër nga çdo protestë që është bërë më parë, ishte një protestë që rrëzoi Ramën, që i tregoi atij dhe bandave të krimit që nuk është më ai kryeministër.

Frikacaku Rama me 2 mijë karrige ne Vlorë, tentoi të bënte antimitingun, por shqiptarët i dhanë mesazhin më të mirë.

Shqiptarët i treguan Ramës së asnjë armë nuk i tremb ata, ai sot mori mësim se asgjë nuk i tut shqiptarët,

Ky është vetëm fillimi.

Gjithë arsenalin bërthamor të mbledhë kundër popullit, nuk e mund dot.

Nuk është nga ata burra që mund popullin e tij.

Sot filloi rrëzimi i botës së krimit që përfaqëson pushteti i tij, ditë më të ethshme do të vijnë për Ramën, dhe më të bukura për popullin.

Me dorë në zemër ju falënderoj për protestën paqësorë, që nuk u bëtë pre as e gardistëve dhe as e policëve të Ramës.

Ta çojmë deri në fund këtë rrugë që kemi nisur…
Shtuar më 16/02/2019, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori