Monika Kryemadhi zbulon datën e zgjedhjeve (VIDEO)
Nën/kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sot është e ftuar në emisionin “Wake up” në “Top Channel” ka zbuluar edhe datën e zgjedhjeve. Sipas saj me shumë gjasa, do të mbahen më 16 korrik, ashtu siç e parashikon edhe paketa McAllister.

“Një shans për të gjithë është LSI, më duket se edhe ju keni shansin tuaj. Më 16 korrik më duket kështu u la data e zgjedhjeve”, -tha ajo.

Sot në orët e para të mëngjesit, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha pranuar pakëten McAllister duke i dhënë fund krizës politike dhe bojkotit të PD-së.

Gjatë deklaratës për shtyp, dy lidërat nuk dhanë detaje po bënë me dije se gjatë 24 orëve në vijim do të bëhen me dije detajet e marrëveshjes. /albeu.com/






Shtuar më 18/05/2017, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori