Monika Kryemadhi uron Kurban Bajramin nga Elbasani
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zgjedhur Elbasanin, zonën ku u zgjodh parlamentare për të kaluar festën e Kurban Bajramit.

Kryemadhi ka zhvilluar një takim me drejtues të Myftinisë Elbasan, ku nuk ka munguar edhe një mëngjes i bollshëm me ëmbëlsira të shumta ashtu siç është tradita për këtë festë të besimtarëve myslimanë.

Myftinia e Elbasanit ka pasur vizitorë në këtë ditë të shënuar edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2017, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori