Monika Kryemadhi sulmon Vasilin dhe Dudushin: Keni bërë qoka ndaj Ramës!
Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë aspak e qetë në Open. Kjo pasi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar hapur moderatoren e emisionit Eni Vasilin dhe të ftuarin ALban Dudushi.

Kryemadhi nuk i ka kursyer akuzat se edhe Vasili , edhe Dudushi janë treguar servilë ndaj Ramës dhe sipas saj kanë bërë "qoka" ndaj kreut të vendit.

Por, debati nuk është mjaftuar vetëm me kaq. Me tone të forta Kryemadhi ka debatuar më pas me gazetarin Alban Dudushi duke i thënë se dhe ai i ka bërë qoka qeverisë, dhe në kujtesë i ka sjell një emision të vitit të kaluar me studentët.

Mirëpo, i nxehur nga deklaratat me kryetares së LSI, Dudushi ka thënë se ajo (Kryemadhi) dhe Lulzim Basha i kishin sabotuar emisioni duke kërcënuar studentët.

Më poshtë debati i plotë i Kryemadhit me Eni Vasilin dhe Alban Dudushin:

Kryemadhi: Keni 16 ditë bëni propagandën e Ramës

Vasili: Sa herë të kam ftuar në këto 16 ditë, në telefon

Kryemadhi: Po sa e ndershme je ti në ftesat e tua?

Vasili: Sa e ndershme jam unë? Po hajde fol ti dhe … Pyete Lulim Bashën dhe thuaj
sa herë e kam ftuar

Kryemadhi: Po ti sje e ndershme në ato të tuat… Të mos i them tani në televizor më mirë

Vasili: Po mi thuaj

Kryemadhi: Pse s’ke bërë qoka live ti. Hë pra pranoje që s’ke bërë qoka

Sherr dhe me Alban Dudushin

Kryemadhi: Po dhe ti Alban mos thuaj që ske bërë qoka

Dudushi: Po mirë më gjej qoka dhe flasim

Kryemadhi: Po ti ke bërë qoka me atë të studentëve (Emisioni me studentet gjatë protestës së vjetshme)

Dudushi: Pse qoka, apo se kërcënuat ju studentët me Bashën

Kryemadhi: Jo si kemi kërcënuar

Dudushi: Ti dhe Basha keni kërcënuar studentët të mos vinin në studio, sabotuat emisionin

Kryemadhi: Kërcënuam anëtarët e FRESH-t të Edi Ramës.

Dudushi: Mos thuaj qoka kur ju e dini mirë si është gatuar kuzhina.

Kryemadhi: Po të kishim kërcënuar njeri, do të na kishte arrestuar Sandër Lleshaj.

Alban Dudushi: Nuk të arreston ty asnjë njeri.

Eni Vasili: Kryemadhi kjo është e kotë, në ju ftojmë në shtëpi e ju derdhni kupën. Ne ju ftojmë të thoni çfarë të doni dhe si të doni por nuk pranoj në mënyrë kategorike që bëjmë qoka. Në këto ditë kemi pasur kamerat e tona në terren, kanë rrezikuar jetën gazetarët tanë.

Kryemadhi: Të të bëj një pyetje. A ka vajtur njëri në ato çadrat që u kanë dhënë atyre banorëve të prekur

Eni Vasili: Ne ju ftojmë juve këtu për të dhënë llogari dhe ju i kërkoni llogari medias
Shtuar më 13/12/2019, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori