Monika Kryemadhi: Shqiptarët janë më keq se 4 vite më parë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një videomesazh thotë se sot shqiptarët janë më keq se 4 vite më parë, madje shumë po humbin shpresën dhe largohen nga Shqipëria.

Teksa kujton se vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi thotë se e ka një program real se si mund ta kthejë Shqipërinë të ndihet sërish ‘Shtëpia Juaj’.


Reagimi i plotë:

I gjithë populli shqiptar, të rinj dhe të moshuar, burra dhe gra nga veriu në Jug, po perpiqen sot për të mbijetuar. Familjet shqiptare po kërkojnë me dëshpërim të gjejnë punë, po luftojnë me koston e lartë të jetesës dhe po perballen me pamundësitë për një jetë të mirë.

Pothuajse të gjithë shqiptarët janë më keq sot se 4 vite më parë. Shumë po humbin shpresën, shumë prej tyre po largohen nga Shqipëria.

Pak ditë na ndajnë nga data e ndryshimit dhe shqiptarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë. Ne e kemi alternativën që e kthen Shqipërinë të ndihet sërish ‘Shtëpia Juaj. Një program real, i hartuar me përvojen e profesionistëve më të mirë dhe me fokus vetëm mirëqenien e çdo familje shqiptare.

Nisur nga emergjenca për ndryshim, brenda programit madhor të LSI, ne kemi hartuar politika specifike me efekt të shpejtë, që do të krijojnë punë me pagë të mirëpaguar do të ulin koston e jetesës dhe do të mbajnë të rinjtë në Shqipëri.

Këto do të jenë politika prioritare për ne, pasi ne e dimë se shqiptarët kanë nevojë për ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur.

LSI është e angazhuar me politika të detajuara, që do të sjellin mirëqenie reale për ju dhe familjen tuaj.

Kjo do jetë rruga e cila do të krijojmë vende pune, më shumë mundësi dhe do të sjellim shpresën në mënyrë që Shqipëria të ndihet sërish shtëpi.

Ndryshimi po vjen!

Ne e mbajmë fjalën!

Ne do ta bëjmë Shqipërinë Shtëpine tuaj!
Shtuar më 26/01/2021, ora 20:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori