Monika Kryemadhi: Shembja e Teatrit, varri i Edi Ramës dhe Erion Veliajt!
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se prishja e Teatrit është varri i Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Në një intervistë për Ora News, Kryemadhi u shpreh:

“Duke shkatërruar godinën që ka qenë makthi i tij Rama bëri gabimin shumë të madh se me godinën varrosi veten dhe të ardhmen e Erion Veliajt

Ajo pohoi se nuk është për ushtrimin e dhunës, por për rezistëncë. Duke e konsideruar si vija e kuqe, Kryemadhi tha:

“Vija e kuqe nuk do të thotë që ne do marrim armët për të qëlluar Ramën, as do shkojmë në Surrel. Por asgjë nuk është e përjashtuar nëse revolta dhe frustimi i njerëzve do të rritet.

Unë nuk besoj tek dhuna. Unë nuk besoj tek shkatërrimi. Unë jam luftëtare edhe sakrifikuese, por nuk besoj tek dhuna.

Sepse dhuna që do bëjmë ne do viktimizojmë një kriminel. Unë besoj tek rezistenca dhe qëndresa, besoj tek morali i kësaj lëvizje.”
Shtuar më 18/05/2020, ora 21:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori