Monika Kryemadhi presidente e vendit? Ja çfarë thotë ajo
Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur pyetjes direkte nëse do të ishte emri i saj i propozuar nga ana e LSI-, për presidente të vendit. E ftuar në Neës 24, Kryemadhi e ka mohuar në mënyrë absolute këtë fakt, edhe për arsyen e thjeshtë se nuk e sheh veten dhe nuk e gjen veten në këtë pozicion.

E pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, deputetja Kryemadhi është përgjigjur me një “joooo” të gjatë, duke shuar përfundimisht çdo zë në qarkullim, për emrin e saj si presidente e vendit.

Por nga ana tjetër Kryemadhi, nuk ka përmendur asnjë emër si të mundshëm për këtë post./Albeu.com/
Shtuar më 25/03/2017, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori