Monika Kryemadhi pranon gabimet e qeverisë Rama-Meta: Ne kërkojmë falje ...
Pas një kohe furtunash në kampin PS-LSI ku komponentë të forcave përkatëse akuzonin njëri tjetrin për përfshirje në botën e krimit, situata ka ardhur duke u qetësuar dhe normalizuar për koalicionin në qeveri.

Deputetja e LSI-së, njëkohësisht edhe bashkëshortja e Ilir Metës në fjalën e saj të mbajtur në konventën e degës së Tiranës, ka pranuar gabimet në qeverisje, por ajo ka kërkuar falje.

Monika Kryemadhi, bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit Meta, si dhe vetë deputete e LSI-së, sot ka marrë fjalën në konventën e degës në Tiranë. Gjatë fjalës së saj ajo ka pranuar gabimet në qeverisje, si dhe ka kërkuar falje duke shtuar që ato që nuk kërkojnë falje, I bëjnë sërish të njejtat gabime.

“Ne jemi pjesë e qeverisë, ne jemi pjesë e sukseseve të kësaj qeverie. Ne jemi edhe pjesë e dështimeve të kësaj qeverisje.
Ne jemi ata që kërkojmë falje edhe për ato gjërat që nuk janë bërë, për ato dështime të kësaj qeverie.

Sepse njerëzit që nuk kërkojnë falje do ti bëjnë sërish ato gabime”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, edhe qeverisja me PD-në ka qenë e frytshme sepse gjatë kësaj kohe u hoqën vizat.

“4 votat e LSI-së në qeverisjen e 2009 bënë që të hiqen vizat dhe shqiptarët të lëvizin të lirë”, tha Kryemadhi./albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori