Monika Kryemadhi nuk është më deputete (FOTO LAJM)

Pas vendimit unanim të Këshillit Kombëtar të PD për djegien e mandateve dhe pas nisjes së firmosjes së dorëheqjeve nga të gjithë deputetët e saj, edhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim është duke mbledhur firmat e kandidatëve për deputetë dhe deputetëve.

Gjithçka është duke u zhvilluar pranë selisë qëndrore të LSI, ku janë mbledhur që të gjithë.

Kryetarja e LSI-së ka qenë e para ndër deputetët e partisë së saj, që ka firmosur djegien e mandatit.

Që nga ky moment, kryetarja e LSI-së është një qytetare e thjeshtë e jo deputete me imunitet.

Më herët, Grupi Parlamentar i LSI vendosi pro djegies së mandateve.
Shtuar më 20/02/2019, ora 23:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori