Monika Kryemadhi: Me Ilir Metën kemi shkruar letra dashurie
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pasditen e sotme ishte në Fier.

Në këtë qytet ajo zhvilloi një takim me disa të rinj në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë diskutimit, Kryemadhi tha se të rinjtë sot janë bërë asocialë për shkak të dixhitalizimit, ndryshe nga rinia e saj.

“Sot në kuadrin e ndryshimit dhe dixhitalizimit të çdo gjëje, janë bërë të rinjtë asocialë.

Unë me Ilir Metën kemi pas shkruar letra dashurie, por tani, ka shkuar cdo gjë me mesazh, edhe dashuria është vetëm elektronikisht.

Nuk mund ta kthejmë çdo gjë dixhitale.

Ne na duhet të socializojmë rininë dhe nuk vjen thjesht duke u përfshirë në projekte politike, por në vendimmarrje" – u shpreh kryetarja e LSI. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2021, ora 19:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori