Monika Kryemadhi i përvishet në fytyrë Eni Vasilit: Je servile ndaj Ramës
Një debat i nxehtë është hapur në studion e "Open" mes Kryemadhit dhe analistëve në studio.

“Familja Lala është vrarë për mungesën e dy fadromave për të mbajtur soletën!”- kjo ishte fjalia që nxiti debat shumë të ashpër në emision mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit dhe gazetares Eni Vasili dhe Alban Dudushit.

“Si është kjo që fadromat mbajnë soletën”- ndërhyri Dudushi duke mos pranuar që fadromat mund të mbajnë soletën.

Kryemadhi: Keni 16 ditë që bëni propagandë për Edi Ramën sesi i bën qokat. Nëse flasim sesa bukur dorëzon celsat, nuk dua të flas për këtë. Ça shkolle ke mbaruar ti Alban?

Dudushi: Të dy jemi jashtë asaj shkolle. Dy fadroma mund ta mbajnë një gjë që bie!

Kryemadhi: Po mbajnë soletën mos të shembet. Keni 16 ditë që i bëni propagandë për Edi Ramën.Sa e ndershme je ti me emisionet e tua Eni?

Eni: Unë ju jam lutur, çlidhje ka edi Rama. Kur ju nuk vini. Nuk keni ardhur për këto 16 ditë.

Kryemadhi: E luaj lojën aty ku është për ta luajtur. Nuk je e ndershme me emisionet e tua

Dudushi: Televizioni është future në kamera në çdo vend dhe nuk ka vajtur pas Edi Ramës.

Kryemadhi: Nëse ju djeg hajde flasim. I ke bërë qokë Edi Ramës. Të mjafton takimi që bëre me studentët. Ajo ëhstë qoka që i bërë Ramës.
Shtuar më 12/12/2019, ora 21:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori