Monika Kryemadhi bën me të qarë Nora Malajn (VIDEO)
Pëlqej
Fjalimi i Monika Kryemadhit në Konventën Kombëtarë të LSI-së ishte mjaft i fortë duke folur për tradhtarë dhe misionarë që duhet të shpëtojnë vendin.

Nëse dikush do ta dëgjonte sot do mendonte se kemi të bëjmë me një parti krejt të re, a thua se Kryemadhi dhe të vetët nuk kanë qenë për tetë vite në qeveri duke nxjerrë njerëz nga puna me listë sepse nuk kishin teserën e saj.

fjalën e saj Kryemadhi po fliste për historikun e vendit tonë dhe se si i ka rezistuar pushtuesve dhe mesa duket këto fjalë e kanë prekur Malajn, e cila nuk i ka përmbajtur lotët.

“Japim fjalën sot në emër të LSI-së që ne nuk do ta tradhëtojmë Shqipërinë. Vendin tonë, ai vend që ka mbijetuar mbi shekuj përballë pushtuesve dhe atyre që kanë përdosur vendin tonë. Do të luftojmë për që djemtë dhe vajzat të krijojnë familjen në atdheun e tyre,”-tha Kryemadhi.
Shtuar më 12/01/2019, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori