Monika Kryemadhi: 15 marsi është afati i fundit e Ramës
"15 marsi është afati i fundit e Ramës", deklaroi sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Nga Durrësi, Kryemadhi tha se opozita i ka mbyllur hesapet me kushtet e Bundestagut dhe kryeministri Rama duhet të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Duhet të kthehemi tek palca e LSI-së dhe t’i kërkojmë falje për gabimet që kemi bërë. Sepse ne kemi bërë edhe gabime sepse siç them unë të hash buke dhe të mos bësh thërrime është pak e vështirë.

Ne duam që jo vetëm ta kthejmë Durrësin në atë strukturë energjike, por të jetë lider e strukturave të LSI-së në të gjithë Shqipërinë. Duhet ta dini se sa më e egër bëhet rilindja aq më e dobët është. Sa më e agresive bëhet rilindja aq më e pamundur është dhe 15 marsi është afati i fundit e Ramës, miratimi i Reformës zgjedhore. Ne si opozitë i mbyllim detyrimet tona me kushtet e Bundestagut dhe më pas fillojnë tetë detyrimet e Edi Ramës", tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së vijoi duke thënë se nuk ka konferencë donatorësh që do ti mbulojë llumin që ka ngritur Rama në Shqipëri.

"Nëse ai do kërkojë mënyra për ta zgjatur është përgjegjës për çdo gjë që do ndodhë dhe do ta vuajnë shqiptarët.

Të jetë iu kujdesshëm se shqiptarët vërtetë janë të lodhur, por sot edhe fëmija më i vogël është shumë vigjilent ndaj Ramës dhe kastës së tij. Askush nuk do ta falë Edi Ramën dhe shpurën e tij", tha Monika Kryemadhi.
Shtuar më 18/02/2020, ora 19:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori