Monika kërkon Majkon kryeministër
Opozita ka njoftuar se do të kërkojë largimin e Ramës në protestën e 16 shkurtit për të ngritur një qeveri me bazë të gjerë.

Madje, siç është shprehur edhe deputeti i LSI, Endrit Brahimllari mbrëmë në Channel One, ata mund të pranojnë një kryeministër si Pandeli Majko, i cili do të kryesojë një qeveri tranzitore deri në zhvillimin e zgjedhjeve.

"Vetëm një qeveri tranzitore me një kryeministër tjetër do të jetë kushti që protesta të përfundojë. Nuk bëhet fjalë të ikë Rama dhe të vijë Basha, por të garantohet një proces zgjedhor i drejtë.

Në këtë mënyrë një person brenda PS por pa cilësitë e Ramës që ne besojmë, përshembull është Pandeli Majko, i cili mund të garantojë zgjedhje brenda standarteve” tha Braimllari.
Shtuar më 12/02/2019, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori