Monika flet për plane të befasishme në përballje me Ramën
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk dha asnjë plan konkret në lidhje me përballjet e mëtejshme me kryeministrin Rama, të cilin opozita e ka shpallur të keqën më të madhe të këtij vendi.

ka folur për hapat e ardhshëm që do të marrë opozita në aksionin e saj. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi tha se e planet do të jetë të befasishme duke mos dhënë diçka konkrete.

“Ne jemi opozita, qytetarët janë jo të përfaqësuar në Parlament. Plane ka patjetër, por ato do të jenë të befasishme”, tha Kryemadhi.

Ajo tha se protestat do të vazhdojnë, ndërsa theksoi edhe një herë se nuk do të ketë një marrëveshje me kryeministrin Rama.

“Zgjidhja është e thjeshte qeveri tranzitore, ka sa të duash socialistë. Sandër Lleshaj është gati, ka filluar të bëjë dhe leksione të hapura. Unë kam eksperienca nga historia e Ramës në politikë, ai nuk i qëndron marrëveshjeve, Basha është një ndër viktimat, nuk mund të ketë marrëveshje me Edi Ramën”, u shpreh Kryemadhi.
Shtuar më 21/03/2019, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori