Monika flet pas lirimit nga Policia: Mos ta njohim shtetin e Edi Ramës
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar pas lirimit nga Policia se nuk do të njohim shtetin e Ramës.


Ajo u shpreh se qytetarët duhet të braktistin gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Sipas saj Veliaj ka bërë një gabim shumë të madh që ka shembur Teatrin Kombëtar.

|Prandaj dua të them që nuk më ngelet gjë tjetër vetëm të lutem për paqen e shpirtit të Edi Ramës se kam përshtypjen që ato themelet e kullave që mendon që do të ngrihen aty do të jenë varri i tij aty do të gjejë dhe fundin e tij. I bëj thirrje edhe drejtësisë që vazhdon dhe flen gjumë dhe që gënjën. Të fillojë të na hetojë ne, që kundërshtuam policinë, të fillojë të na arrestojë ne që mbrojtëm shqiptarinë sepse mesa duket drejtësia shqiptare vazhdon haj dhe pi në ditëlindjet e deputetëv të Partisë Socialiste.

Po isha bashkë me ta. Besoj se një pjesë të tyre i kanë shpërndarë nëpër komisariate sipas vendbanimeve. Bashkë në dhomën e qëndrimit me mua ishte dhe një vajzë, përfitoj nga rasti t’i njoftoj dhe familjarët e saj që është mirë, një vajzë me kacurrela bjonde, e Lëvizjes Vetëvendosje nga Skrapari ishte. Nuk e di se çfarë ka bërë bashkia, di të them që bashkia dhe kryetari i bashkisë ka bërë një gabim shumë të madh. Kaq di të them. Po sigurisht që duhet braktisur të mos rrinë më se do t’i mbysi. Një njeri që thotë deri në 17.30 rri virusi rrugëve. Shqiptarëve iu është ngritur mendja leje, orar ndalimi, të ndaloi policia, rregulli, urdhër.

E para një herë sot nuk është momenti për të folur për aksionin. E rëndësishme për mua sot është për të vazhduar atë që kemi nisur. Shpresoj që vërejtja jonë nuk do të jetë ndaj këtyre djemve dhe vajzave që janë përballë nesh. Ne duhet të kemi vetëm një qëllim. Qëllimi ynë është që t’i kthejmë Shqipërisë normalitetin. Qëllimi ynë është që të largojmë farsë të keqe. Qëllimi ynë është që Shqipëria të mos jetë peng i klaneve të drogës dhe grupeve anti-shqiptare. Qëllimi ynë është që me fatet e shqiptarëve të mos bëjnë llogaritë elektorale dhe llogaritë financiare të tyre. Shkatërruesi kryesor është Veliaj dhe fadromistët e shkretë që kanë goditur. Në dijeninë time, më thonë që drejtori i Teatrit ka firmosur një procesverbal që aty brenda s’ka asgjë. Nëse e ka bërë këtë gjë, nuk ka kazino Hervin Culi që të shpëtojë dhe nuk ka audit të të shpëtojë për këtë gjë, nëse ti e ke firmosur|, deklaroi ajo.

Monika Kryemadhi u shoqërua gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, pasi bëri rezistencë për mos shembjen e Teatrit Kombëtar. Po kështu janë shoqëruar, Gazmend Bardhi, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.
Shtuar më 17/05/2020, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori