Momenti special në Kuvend! Gjuzi ndalon Presidentet e Kosovës dhe i bën një dhuratë (VIDEO)
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ishte në Tiranë për një vizitë zyrtare ku zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Gjatë seancës parlamenta, ditën e enjte, ajo mbajti fjalim me tone të forta në Kuvend, ku kërkoi që deputetët shqiptarë të votojnë një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb.

Por ajo që na ka shpëtuar, është një veprim i deputetit Kujtim Gjuzi i cili e ka ndaluar Osmanin dhe i ka bërë një dhuratë, një stitolaps kuq e zi.

"Shkelqesia e saj Presidente ne detyre dhe kryetare e Kuvendit te Republikës së Kosoves, zonja Vjosa Osmani, e shoqeruar nga kryetari i Kuvendit Republika e Shqiperise, zoti Gramos Ruci e pranoi me kenaqesi dhuraten simbolike te konservatoreve…

Nje stilo kuq e zi per te mbajtur shenim kete dite qe kryeministri pro serb Edi Rama bojkoton Kuvendin ne nje dite te kthimit te motres tone ne shtepine e saj Kuvendin e burrave te shtetit ame"- shkruan Gjuzi në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2020, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori