Momenti kur Xhisela braktis studion e "Opinion" pasi gazetarët dyshuan se po gënjente
Pasi ka kryer intervistën me Fevziun ne “OpinionXhisiela nuk ka dashur të përballet me gropat e shumta të dy versioneve të ngjarjes që ka dhënë. Ajo fillimisht kishte bërë deklarimin në polici se qe dhunuar dhe djegur me cigare. Pastaj në intervistën në Top Channel tha të kundërtën, se këto i kishte bërë për arsye xhelozie, se me cigare qe vetëdjegur dhe se shenjat e dhunës ishin nga një aksident me makinë.

Kur u vu përballë këtyre fakteve në “Opinion” për intervistën e dhënë në “Top Channel” ajo tha se intervista me Eni Vasilin ishte e manipuluar.

Por, pas këtij ‘lapsusi” që ia çuan me sms protektorët e saj sepse ajo nuk kishte nga ta dinte se ç’po ndodhte tek Eni Vasili, pasi ishte ne emision LIVE të Fevziu, Xhisiela u gjend para vështirësisë së dytë.

Gazetarja Klodiana Lala e pyeti se versioni i saj nuk qëndronte pasi ekspertiza mjeko-ligjore ishte bërë menjëherë pas dhunës dhe shenjat e keqtrajtimit të dalluara nga mjeku Elton Serriani ishin të freskëta.

Duke e parë se copëzat e “puzzle”-it që i kishin montuar po rrëzoheshin njëra pas tjetrës: Xhisiela e kapur peng nga dhunuesit e saj tha” Kjo është dalja ime e fundit në media” dhe u largua me hidhërim nga studioja e Fevziut.
Shtuar më 02/10/2018, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori