Momenti kur u arrestua Ilir Selmani në Tiranë: Ekzekutoi njeriun e Ervis Martinajt (VIDEO)
Efektivët e komisariatit nr.2 në Tiranë arrestuan pak orë pas mesditës së sotme Ilir Selmanin, i dyshuar për
ekzekutimin e Santjago
Malkos në gusht të vitit 2019 në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet.
Malko njihej si person i afërt i
Ervis Martinajt.
Selmanit iu kap një pistoletë me fishek në fole, pasi ishte vëzhguar prej disa kohësh nga policia.
Këta të fundit kanë ndërhyrë në një moment që e kanë vlerësuar si të volitshëm duke kryer arrestimin e shpejt të tij, shkruan abcnews.al.
Selmani dyshohet se mori pjesë në
ekzekutimin e Santjago
Malkos duke drejtuar njërën prej makinave që bënë ndjekjen e tij, ndërsa më pas është kapur nga kamerat e sigurisë duke mbledhur bishtat e cigareve të konsumuara nga Blendi Teta, edhe ky pjestar i Klanit Duka sipas prokurorisë.
Shtuar më 16/04/2020,
ora 17:03