Momenti kur nisi përplasja Fevziu-Noka, çfarë u bë shkak (VIDEO)
Gjatë emisionit të mbrëmshëm "Opinion" pati një përplasje verbale mes deputetit të PD Flamur Noka dhe drejtuesit të emisionit Blebdi Fevziu, pasi demokrati e akuzoi këtë të fundit për ndërprerje të fjalës.

Krisja mes tyre nisi në momentin kur Noka nuk po linte askënd të fliste në emision duke detyruar Fevziun që të kërkojë nga regjia fikjen e mikrofonit të tij.

Në debat e sipër Fevziu ia ka përplasur disa të vërteta në sy Nokës, teksa i ka thënë se opozita bën rolin e saj vetëm në kamera, para audiencës, ndërsa pas kamerave i dërgon mesazhe private qeverisë, duke i përmendur edhe rastin e një meszhi dërguar ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

Pjesë nga debati:

Noka: Frikë e ke kryeministrin kaq shumë sa u bën fresk këtyre.

Fevziu: Flamur, po të mos isha unë këtu

Noka: Më vjen keq, këtë që e bëre sot që i fike mikrofonin opozitës nuk e kë bërë kurrë.

Fevziu: Nuk jam kam fikur opozitës, ja kam fikur Flamur Nokës.

Noka: Po Flamur Noka për përfaqëson opozitën.

Fevziu: Nëse nuk e bën dot diferencën është faji yt nuk është faji im.

Noka: Përfaqësoj PD-në këtu.

Fevziu: Vëre pak mendjen në punë për këtë që të thash Flamur, se ja keni folur ju…

Noka: Je i njëanshëm zotëri se të ka fyer këtu Saimir Tahiri të ka poshtëruar dhjetëra dhe nuk ja ke fikur.

Fevziu: Urdhëro, urdhëro, mua më ka poshtëruar Saimir Tahiri?

Noka: Këtu, këtu në sy të opinionit.

Fevziu: Ku? Ku?

Noka: Ndërsa unë thjesht po bëja debat.

Fevziu: Ku. Në cilin rast ma thuaj?

Noka: Në disa raste.

Fevziu: Ku? Në cilin rast ma thuaj se jam këtu? Ma nxirr këtu të ma thuash?

Fevziu: E para unë nuk pyes as Tahrin, as Edi Ramën, ty jo e jo, dhe këtu rregullat i vendos unë pusho.

Noka: Kur do të bësh debat, lëri të tjerët të bëjnë debat.

Fevziu: Rregullat i vendos unë dhe unë nuk të lë të mbash fjalim dhe përgjigju pyetjeve të mia.

Noka: Mos më thirr mua këtu kur nuk ke ndër mend të më lësh të flasë.

Fevziu: Të mos kishe aleancën median, ti do ishe zi e më zi këtë ta dish. Mua nuk ma mbyll gojën as ti dhe as një njeri tjetër në botë. Se kam 22 vite që e bëj këtë punë.

Noka: E di që e bën këtë punë, se i bën fresk qeverisë.

Fevziu: Rri mos të flasë për ato mesazhet që i çoni qeverisë lart e poshtë se është turp.

Noka: Ma gjej.

Fevziu: Është turp që i çoni mesazhe Fatmir Xhafës, si të hoqi e si të bëri.
Shtuar më 07/11/2018, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori