Momenti kur Monika Kryemadhi takon Metën si President (VIDEO)
Presidenti i ri Ilir Meta gjatë ceremonisë së betimit, si në Kuvend ashtu edhe në ceremoninë e mbajtur në Presidencë nuk shoqërohej nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, po nga tre fëmijët.

Kryemadhi, ndonëse prezente në të dyja ceremonitë, qëndroi larg kreut të ri të shtetit, duke ruajtuar pozicionin si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ky është edhe momenti kur Meta pret me radhë të ftuarit ku mes tyre ishte edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2017, ora 21:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori