Momenti kur marshuesit e Zharrëzës kërkojnë largimin e Bashës, ai u kërkon falje (FOTO & VIDEO)

Marshuesit e Zharrëzës kanë treguar deri më tani se janë të zhgënjyer nga i gjithë spektri politik i vendit.

Irritimi i tyre ndaj klasës politike vendase vërehej në çdo fjalim gjatë marshimit, por edhe kur arritën pranë Ministrisë së Energjetikës.

Ardhja e kreut të Pd-së Lulzim Basha sëbashku me kreun e Bashkimit të Sindikatave të Pavaruara, Gëzim Dibra i irritoi edhe më tepër ata duke ditur se kontrata me kompaninë Bankers Petroleum u nënshkrua pikërisht në kohën kur demokratët ishin në pushtet.

Fillimisht protestuesit kërkuan që të uleshin flaujt partiak duke e shoqëruar hyrjen e Bashës brenda turmës me thirrjet: Ik! Ik! Ik! dhe shenjën e gishtit të madh poshtë, shkruan Albeu.com.

Pavarësisht kësaj Basha u takua me marshuesit ndërkohë që vijonin thirrjet për largimin e tij.

Basha u largua disa minuta më vonë i shoqëruar sërish me thirrjet "Ik! Ik! Ik!", ndërkohë që disa protestues nuk ia kursyen fyerjet Gëzim Dibrës. /Albeu.com/


basha-ik_news" target="_blank">Protestuesit e Zharrezes therrasin: Basha ik by albeu
Shtuar më 25/02/2017, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori