Momenti kur deputetët e mazhorancës tentuan t'a largojnë Berishën nga podiumi (VIDEO)
Portali Albeu sjell videon se çfarë ndodhi në sherrin në Kuvend midis Berishës dhe deputetëve të PS pas mbylljes së kamerave.

Fyerjet e rënda të ish-kryeministrit Berisha ndaj Erjon Veliaj kanë sjellë dhe ragimin e deputetëve të mazhorancës të cilët kanë dashur që ta largojnë nga podiumi.

Siç duken edhe nga këto pamje të filmuar nga deputetë brenda sallës, deputeti Berisha ka vijuar duke ofenduar edhe deputeten Blerina Gjylameti, ndërsa ka vijuar deri sa u largua nga salla me fyerje ndaj deputetëve të tjerë të PS-së.

“Marrëzi që nuk njeh kufij. Gjuhë e përdalë për të sulmuar gra e burra... Turp e vetëm turp që e mbrojnë e nuk distancohen kolegët e opozitës, por kërcënojnë kur reagojmë. Përgjegjësi e gjithsecilit prej nesh për të reaguar ndaj batakut në të cilin kërkojnë të na tërheqin...”, reagon në FB deputetja Blerina Gjylameti.
Shtuar më 19/06/2014, ora 18:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori