Momenti i votimit për shkarkimin e ministrave, çfarë nuk patë nga seanca (FOTO LAJM)

Kuvendi u mblodh këtë të mërkurë në seancë të jashtëzakonshme për të votuar sharkimet dhe emërimet e ministrave të rinj të qeverisë
Pezull ka mbetur vetëm emri i Ramës si Ministër i Jashtëm dhe debati i kërkuar nga opozita, e cila e braktisi seancën pas refuzimit që i bëri Gramoz Ruçi.

Por ajo që ka rënë në sy është fakti se Ministrat e ikur tashmë të gjithë janë dukur të relaksuar dhe të qeshur. Veçanërisht Arben Ahmetaj i cili para se të hynte bnë kuvend për të votuar shkarkimin e tij dukej mjaft i relaksuar dhe i qeshur.

Ndryshe dukeshin ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, të cilët qëndronin në heshtje dhe në vendin e “spektatorit” në sallën e kuvendit.

Ndryshimet në Qeveri:

Elisa Spiropali emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti si ministre e Kulturës

Ikën Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini si ministre e Arsimit

Ikën Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi ministër për Sipërmarrjen

Ikën Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj si ministre e Ekonomisë

Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku si ministre e Infrastrukturës

Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi si ministër i Bujqësisë

Ikën Senida Mesi, vjen Erion Braçe si zëvendës- kryeministër.


Shtuar më 16/01/2019, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori