Emocionuese, pacientja ukrainase me COVID-19 pritet nga i dashuri me lule jashtë Infektivit
Rasti “Zero” me koronavirus në Sarandë ka mposhtur sot sëmundjen dhe ka lënë spitalin Infektiv.
Turistja
ukrainase ka dalë sot nga spitali, ndërsa në oborrin e jashtëm të tij pritej nga i
dashuri i saj me një buqetë me
lule.
Ajo tashmë do të duhet të qëndrojë e vetëkarantinuar edhe 14 ditë të tjera për të shmangur rrezikun e infektimit të personave të tjerë.
Vajza nga Ukraina 5 ditë para se konfirmohej pozitive, ndodhej në Sarandë ku ka dhe një banesë dhe kishte shkuar për të festuar
ditëlindjen bashkë me miqtë e saj.
ABC Neës raporton se ajo u zbulua pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe kërkoi ndihmë mjekësore në spitalin e
Sarandës.
Shtuar më 07/06/2020,
ora 17:36