Momenti emocionues, Endri Dumani takohet me nënën e tij (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga momenti i takimit të Endri Dumanit me nënën e tij.

Nëna e Endrit, nuk ngopet së përqafuari djalin e saj, që i ati ia mori nga krahët në moshën 6-vjeçare, së bashku me Evën, e cila ndodhet ende në kamp, pasi nuk ka pranuar të kthehet.

Sigurisht që familja ka bërë apele dhe përmes medias, që ajo të pranojë të kthehet në Shqipëri, po duket se vajza është e ndikuar nga disa familje të tjera shqiptare, që janë në kamp, dhe që gjithashtu nuk kanë pranuar që të kthehen në vendin tonë, nga frika e një përballje të mundshme me drejtësinë.

Shtuar më 27/10/2020, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori