E FUNDIT/ Vdes 88-vjeçari me COVID-19 tek Infektivi
Momentet e fundit të infermieres që vdiq nga koronavirusi: Shqetësohej për fëmijët!
Një nga infermieret që punonte në vijën e parë të betejës me koronavirusin vdiq vetëm pak çaste pasi burri i saj i tha “të mos shqetësohej për fëmijët’.

Areema Nasreen ishte vetëm 36 vjeçe dhe humbi jetën në repartin intensiv në Spitalin Walsall Manor, West Midlands, ku ajo kishte punuar deri dje.

Nëna e tre fëmijëve, la pas të vegjëlit e moshave 8, 10 dhe 17 vjeç.

Ajo është infermierja më e re që humb jetën nga sëmundja në Britani.

Areema fillimisht u testua pozitive për virusin pasi kishte temperaturë të lartë, dhimbje trupi dhe kollë.

Infermierja, e cila nuk vuante nga sëmundje të tjera dhe kishte punuar për NHS për 16 vjet, u vendos në respirator, por nuk ia doli.
Shtuar më 04/04/2020, ora 22:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori