Moisiu shpallet "Qytetar Nderi" i Çorovodës
Bashkia Çorovodë ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi”, ish presidentin Alfred Moisiu. Në këtë ceremoni ka qënë prezent edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Në fjalën e tij, ai ka vlerësuar rolin e ish-Presidentit Moisiu në postin e Kreut të Shtetit dhe në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Ai ka deklaruar se Moisiu u bë president i qytetarëve dhe i njerëzve të thjeshtë. “Si President ai u udhëhoq nga interesi kombëtar dhe mbrojtja e interesave të qytetarëve”, është shpehur më tej ai.

Mësohet se Meta ka vlerësuar rolin e Moisiut për anëtarësimin e vendit në NATO, si dhe kontributin e shquar për shqiptarët në Kosovë e kudo. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori