Moisiu: Partite te respektojne kodin zgjedhor, institucionet te raportojne ankesat
Albeu.com
Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, eshte duke ndjekur nga afer te gjithe ecurine e fushates elektorale - kjo behet e ditur nga zedhenesi i presidentit te republikes.Sipas tij ne takimet e drejtperdrejta me forcat politike dhe drejtuesit e institucioneve kryesore ne vend presidenti ka trajtuar te gjithe problematiken e fushates, ne menyre qe me 3 korrik, Shqiperia te realizoje me sukses zgjedhje te lira, te ndershme dhe demokratike. Moisiu thekson nevojen qe partite politike, kandidatet dhe stafet e tyre me qetesi dhe vetpermbajtje politike te respektojne plotesisht angazhimet morale te shprehura ne Kodin e Sjelljes, si dhe angazhimet ligjore qe burojne nga Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta e Shqiperise. Gjithashtu presidenti apelon institucionet e pavarura, ne vecanti Policine e Shtetit Gjykatat, Prokurorine, SHISH, Ushtrine dhe KQZ-ne te kryejne detyrimet e tyre duke demostruar paanshmeri, angazhim dhe pergjegjshmeri maksimale ne permbushjen e kerkesave te ligjit. Presidenti i fton ato te veprojne shpejt dhe me transparence te plote perpara publikut ndaj cdo ankese te ardhur nga subjektet elektorale dhe kandidatet e tyre, sikurse u kerkon ketyre te fundit te jene korrekt ne marredheniet me institucionet dhe publikun. news24
Shtuar më 28/06/2005, ora 22:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori