Moisiu: Nese zgjohet populli, do jete vone
Albeu.com
Ndonëse ka vite që ka lënë zyrën e presidentit të Republikës dhe mbi supe mban 81 vjet jetë, Alfred Moisi vazhdon të jetë aktiv në politik me mendimet dhe këshillat e tij. Edhe për situatën më të fundit të krizë politike ai ka në mendje formulën ...... se si zgjidhet, një formulë që pak a shumë është ajo që kanë dhënë këto ditë edhe ndërkombëtarët pra transparencën e materialeve zgjedhore. Por përse kemi aritur deri këtu?

Në një deklaratë për televizonin Oranews, Moisiu si fillim siluron politikën dhe opinionin lidhur me atë që thanë të huajt.

Por si zgjidhet situata dhe rrezikon ajo të dalë nga kontrollit. Natyrisht ish-kreu i shtetit nuk e dëshiron këtë por nuk lë pa kujtuar cilësitë e shqiptarëve.
Presidenti në detyrë në vitin 2002-2007 edhe një herë ka siluruar krerët dhe udhëheqësit e klasës politike shqiptare që sipas tij kanë përsëritur të njëjat gabime në punën e tyre sidoms tani lidhur me zgjedhjet dhe që sipas Moisiut vota është e shenjtë.

Besojmë se një mendim i ish-presidentit është padyshim, nga më të rëndësishmit duke ndjekur edhe mënyrën se si ai ka funksionuar edhe kur ishte në detyrë. Një mendim dhe këshillë se besoj u vlen politikanëve tanë më shumë se sa debate pafund që dëmtojnë ecurinë e vendit tonë dhe që përherë pasojat bien mbi popullin.
Shtuar më 16/05/2010, ora 15:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori