Moisiu, Nano e Berisha homazhe ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Republikes Alfred Moisiu, Kryeministri Fatos Nano dhe kreu i PD Sali Berisha, kane bere sot homazhe dhe kane vendosur lule ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit.Ne Diten e Deshmoreve presidenti Moisiu ishte i pari qe kreu nderimet per te renet ne lufte, duke shprehur nderimin per vepren e tyre. Ai pershendeti familjet e gjithe deshmoreve te Atdheut dhe kerkoi qe te bejme gjithcka qe Shqiperia te jete ajo qe enderruan deshmoret. Ne kete ceremoni Moisiu perfitoi nga rasti te beje edhe nje thirrje per pjesemarrje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pas presdientit edhe kryeminstri Nano ka vendosur kurora me lule dhe ka bere homazhe ne Varrezat e Deshmoreve. Nano e kreu viziten e tij ne varreza, pak perpara se te fillonin punimet e Kongresit te PS. "Kujtojme sot deshmoret e lirise dhe pavaresise te cilet sakrifikuan per kete vend te lire e sovran", eshte shprehur per mediat, shefi i qeverise. "Kontributi i tyre edhe perballe murtajes fashiste eshte elementi me jetesor ne dejet e kombi shqiptare per te vazhduar rrugen drejt progresit e lirise. Respekt gjithe te reneve!", perfundoi Nano. Ne nje ceremoni te vecante, ka qene ne varrezat e deshmoreve te Kombit edhe kryetari i PD Sali Berisha. Edhe kreret demokrate kane vendosur sot kurora me lule ne varrezat e deshmoreve per te nderuar kujtimin e tyre. News24
Shtuar më 05/05/2005, ora 20:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori