Moisiu mesazh deputeteve: Zgjedhjet, vendimtare per vendin
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i vendit Alfred Moisiu ka qene sot ne sallen e parlamentit per t'u dhene deputeteve mesazhin e fundit."Neser ne fakt eshte seanca e fundit e ketij parlamenti qe do te shperndahet per t'i lene vendin parlamentit te ri qe do dale nga zgjedhjet e 3 korrikut". Zgjedhjet kane qene kryefjala e mesazhit te Moisiut per deputetet, presidenti i ka krahasuar edhe njehere keto zgjedhje per nga rendesia e tyre me zgjedhjet e para pluraliste ne Shqiperi. Moisiu ka vleresuar punen e deputeteve duke u shprehur se ata kane forcuar pluralizmin politik ne Shqiperi. Moisiu eshte shprehur i shqetesuar per numrin e paket te grave qe figurojne ne listat e kandidateve dhe njekohesisht u ka kerkuar partive politike te bejne publike fondet e tyre per kete fushate. Moisiu ka kerkuar qe KQZ te jete i paanshem ne keto zgjedhje nderkohe qe partite duhet te permbushin detyrimet per caktimin e anetareve te komisioneve te zonave zgjedhore. Ne sallen e kuvendit gjate fjales se Moisiut nuk kane qene te pranishem per arsye te ndryshme as Fatos Nano dhe as Sali Berisha. Mandati i presidentit Moisiu, i cili u zgjodh me konsensus nga dy partite e medha, mbaron dy vjet me vone ne vitin 2007. N24
Shtuar më 19/05/2005, ora 17:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori