Moisiu, mes ligjerates e besimtareve
Albeu.com
Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, mbajti para auditorit te Universitetit te Oksfordit ne Angli, ligjeraten "Toleranca nderfetare ne traditen e popullit shqiptar". Kryetari i shtetit, i cili perfaqeson unitetin e popullit, i meshoi shume ne fjalimin e tij, tradites shqiptare ne lemin fetar. Ketu ndodhi edhe e gjithe ngaterresa mes myslimaneve besimtare dhe Kreut te Shtetit. Ligjerata e pergatitur nga keshilltaret e tij, menjehere pasi u lexua ne Oksford dhe u publikua nga Presidenca, ngjalli reagime te forta. Reagime qe cdo dite po avancojne.

Jane disa, pikat e diskutueshme ne ligjeraten e numrit nje te shtetit shqiptar. Sigurisht qe nje President qe perfaqeson unitetin e popullit, nuk mund te shprehet se "te gjithe shqiptaret jane te krishtere". Nga ana tjeter, ai nuk ka te drejte te vleresoje apo me keq akoma, te konstatoje, se "tek cdo shqiptar ekziston nje shtrese besimi pagan".

Kulmi i "kurthit" te ligjerates presidenciale qe fut ne sherr te hapur Moisiun me komunitetin mysliman shqiptar, arrin kur "konstaton" se "Islamizmi ne Shqiperi eshte nje Islam me fytyre evropiane, si rregull, eshte nje islamizem i ceket". Madje Moisiu shprehet i pakenaqur me deklarimet se "shqiptaret shpesh quhen nje popull mysliman", duke besuar se "ka pasur abuzime, sidomos ne politike". Per ligjeraten e lexuar nga Presidenti, "ky eshte nje lexim shume siperfaqesor i realitetit shqiptar".

Por nese mund te besh nje vezhgim ne terren te besimtaret myslimane ne Shqiperi apo jashte saj, nje tjeter brenge ata kane per etiketimin si te papergjegjshem fetarisht, sic shprehen ata se i ka vleresuar Presidenti me ligjeraten e tij: "Besimtari mysliman shqiptar vertet betohet ne emer te Kur'an-it, por njekohesisht feston Shen Merine e Gushtit, Shen Gjergjin e Majit, Shen Kollin e vjeshtes dhe Krishtlindjet". Sigurisht edhe ne kete rast, kryetari i shqiptareve nuk ka te drejte qe te paragjykoje dhe te "hedhe ne treg" fakte qe kurre s'mund te provoje se ekzistojne. Te thuash se myslimani shqiptar, betohet ne emer te Kur'an-it, por njekohesisht feston Krishtlindjet apo festa te tjera joislame, nuk eshte nje lapsus, pasi shume te tille, vertete e bejne kete. Por te thuash se "besimtari mysliman shqiptar, betohet ne emer te Kur'an-it, por njekohesisht feston Krishtlindjet", edhe nese ke jo shume njohuri per religjionet e praktikimin e tyre, je i qarte se kjo eshte e papranueshme dhe e pavertete. Per rrjedhoje, as edhe perfundimi: "Kjo do te thote se brenda njeriut shqiptar, pavaresisht se si e percakton ai veten sot, ka nje faktor homogjenizues".

Ne keto kushte, Presidenti eshte perpara nje situate ku me e mira eshte te sqaroje pozicionin e tij. Te beje te ditur se vazhdon te punoje, per unitetin e popullit. E per kete, nje ndjese, qofte dhe indirekte, sic po e kerkojne besimtaret myslimane dhe institucionet e tyre, nuk eshte aspak "ulje hunde".
nga Edison Kurani, Korrieri
Shtuar më 19/11/2005, ora 18:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori