Moisiu kerkon nga Berisha te mendoje mire para se t'ia lidh SHISH-in MPB-se
Albeu.com
"Nuk kam diskutuar me kryeministrin Sali Berisha per Sherbimin Informativ Shteteror. Te jete SHISH pjese perberese e Ministrise se Brendeshme? Berisha duhet te mendohet mire per kete".Keshtu ka deklaruar Presidenti i Republikes Alfred Moisiu ne nje interviste per Zerin e Amerikes. Sipas Presidentit duhet patur shume kujdes me SHISH brenda kesaj ministrie, ku sic thekson ai "patem te kaluar te hidhur me kete sherbim duke nisur qe me Bashkim Gazideden". Moisiu shtoi se do te bisedoje gjeresisht ne lidhje me kete me Berishen pasi Presidenti ka per detyre te emeroje kreun e ketij sherbimi. "Shqiperia pati disa vjet qe e depolitizoi kete Sherbim duke e kthyer ne Sherbim te vendit dhe te njerezve. Prandaj konkludoj se futja e SHISH ne ministrine brendeshme duhet te shikohet me kujdes", shprehet Moisiu, i cili dhe emeron kreun e ketij sherbimi.
Shtuar më 13/09/2005, ora 23:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori