Moisiu kerkon hartimin korrekt te listave zgjedhore, ne menyre qe ato te mos kontestohen nga partite politike
Albeu.com
Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, gjate nje vizite sot ne Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile, kerkoi "hartimin me korrektesi te listave zgjedhore, ne menyre qe ato te mos kontestohen nga forcat politike".Moisiu, pasi u informua nga ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, mbi ecurine e ketij procesi, u shpreh se "ne lista nuk duhet te mungoje asnje votues. Ato duhet te jene korrekte, te sakta dhe te mos kontestohen, pasi nuk eshte ne nderin e shtetit qe listat te shkaktojne perseri probleme ne zgjedhjet e 3 Korrikut". Presidenti Moisiu u ndal vecanerisht ne ceshtjet qe kane te bejne me kete proces, si ajo e dublikimeve te emrave, ndarja e pjesetareve te nje familje ne qendra te ndryshme votimi, regjistrimit i ushtareve dhe studenteve konviktore qe votojne per here te pare, crregjistrimi i personave te vdekur, etj. (bw)
Shtuar më 07/06/2005, ora 22:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori