Moisiu do te diskutoje sot me perfaqesues te PD per mbledhjen e parlamentit te ri
Albeu.com
Nje perfaqesi e maxhorances se djathte fituese e zgjedhjeve te 3 korrikut do te takohet sot me kreun e shtetit, Alfred Moisiu. Perfaqesia e kryesuar nga nenkryetarja e PD Jozefina Topalli do te diskutoje me presidentin rreth thirrjes se parlamentit te ri.Topalli do te shoqerohet ne takim nga Arben Imami, kreu republikan Fatmir Mediu, kryetari honoforik i PR Sabri Godo, kreu i PAA Lufter Xhuveli dhe kreu i BLD Arjan Starova. Perfaqesuesit e maxhorances se djathte do ti kerkojne presidentit Moisiu te therrase me daten 3 shtator parlamentin e ri dhe te mos e shtyje ne nje date tjeter, edhe sikur KQZ te mos kete shpallur rezultatin perfundimtar.

Nderkohe pas takimit me perfaqesine e maxhorances Moisiu do te therrase ne takim kreun e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirian Celibashin dhe tema e bisedes do te jete mbledhja e parlamentit. Nderkohe nga burime te presidences mesohet se Moisiu do ta therrase parlamentin ne daten 5 shtator pas shpalljes se rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve me daten 2 shtator nga KQZ. Por nje grup deputesh te PD deklaroi te shtunen se do te therrase me iniciativen e vet parlamentin me daten 3 shtator ne oren 17:00. Partia socialiste e ka kundershtuar vendimin e PD dhe ka thene se mbledhja e parlamentitt me iniciateven e PD eshte nje puc institucional. news24
Shtuar më 29/08/2005, ora 17:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori