Historia dramatike/ 35 vite nga tragjedia e Hejselit dhe Championsi i Juves (VIDEO)

Data 29 maj do të mbetet thellë e ngulitur sidomos në venat e tifozëve të Juventusit, duke qenë se si sot 35 vite më parë, vërtet bardhezinjtë ngrinin në qiell Champions-in e parë në histori, por në të njëjtën kohë nuk kishin mësuar për tragjedinë e ndodhur përpara fillimit të ndeshjes me anglezët e Liverpulit.

Rënia e një tribune më 29 maj 1985 shkaktoi një tragjedi që mund të ishte shmangur, teksa përpara se të vinte në skenë finalen e Kupës së Kampioneve, humbën jetën 39 tifozë të Juventusit, nga të cilët 32 italianë, ndërsa shifrat folën edhe për 600 të plagosur.

Në Bruksel, ndonëse 35 vite më vonë, pamjet vazhdojnë të jenë të gjalla, lotët nuk ndalen kurrë, por familjarët e viktimave dhe klubet në fjalë nuk mungojnë asnjëherë së kujtuari këtë datë të trishtë.

Gjithsesi, për Juventusin dhe juventinët, kjo datë nderohet edhe me kujtimin e suksesit të finales së Champions-it, me rezultatin 1-0, fitore e vulosur nga penalltia e Mishel Platinisë në minutën e 58-të të ndeshjes.


Shtuar 29.05.2020 18:38