Moisiu dekreton Bashën si Ministër të Jashtëm dhe Olldashin si Ministër të
Albeu.com
Presidenti i republikës Alfred Moisiu në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit Sali Berisha ka dekretuar zotin Lulzim Basha, si Ministër të Punëve të Jashtme dhe zotin Sokol Olldashi, si Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë presidentit, dy dekretimet e presidentit hyjnë në fuqi menjëherë. Gjithashtu kreu i shtetit ka dekretuar edhe shkarkimin nga detyra të ish ministrit të Punëve të Jashtme Besnik Mustafaj dhe të zotit Basha nga detyra e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ndryshimet në qeveri erdhën si shkak i dorëheqjes së papritur të zotit Mustafaj. start
Shtuar më 30/04/2007, ora 12:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori