Moisi Habilaj lë qelinë e burgut
Moisi Habilaj ka lënë qelinë e burgut dhe pritet të qendrojë në arrest shtëpiak. Sipas mediave italiane, ai do te qendrojnë në San Michele di Ganzaria ku jeton një anëtar i familjes se tij.

Vendimin për trafikantin shqiptar të drogës, i afërm me ish-ministrin e Brendshem, Saimir Tahirin, është marrë nga Gjykata e Apelit në Catania .

Ajo pranoi kërkesën për modifikimin e masës së paraburgimit të paraqitur nga mbrojtësit, avokatët Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni.

Habilaj u dënua në shkallë të parë me 15 vjet dhe 5 muaj burg.

Ky vendim mbylli kapitullin e parë gjyqësor që rezultoi nga hetimi ‘Rosa dei Venti’, ku ai ishte akuzuar së bashku me vëllain e tij Florian Habilaj si kreu i një grupi trafikantësh që kishin trafikuar nga Shqipëria në Sicili, drogë me vlerë 20 milionë euro.
Shtuar më 29/05/2020, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori