Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, Jassim
Mohammad Al-Kharaf është nderuar me titullin “Honoris Causa” nga Univeristeti i Tiranës. Titulli iu dorëzua nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.
Mohammad Al-Kharaf ndodhet në Tiranë, që prej ditës së djeshme, ndërsa është takuar me kryetaren e parlamentit shqiptar, Jozefina
Topalli.
“Kuvajti do të mbështesë projektet infrastrukturore në Shqipëri. Ne do të rrisim investimet tona në vendin tuaj. Fondi kuvajtjan do të vijojë financimet për projekte konkrete”- u shpreh ai gjatë takimit me Topallin.
Gjatë ditës pritet që
Mohammad Al-Kharaf të ketë takime me presidentin, Bamir Topi, kryeministrin, Sali Berisha dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Vizita e Kryetarit Jassim
Mohammad Al-Kharafi është e para e këtij niveli në Shqipëri, me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina
Topalli.
Shtuar më 07/10/2011,
ora 10:48