Sapo kishte ardhur nga Anglia, kush është Anxhelo Avdiu që u ekzekutua mbrëmë në Shkozet (FOTO LAJM)

Ky që po shihni në foto është 24 vjeçari Anxhelo Avdiu i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Shkozet bashkë me Dorian Shkozën.

Familjarët e Anxhelo Avdiut kanë deklaruar se i riu nuk kishte konflikte apo hasmëri me njeri.

“10 ditë më parë erdhi nga Anglia. Nuk dimë të kishte konflikte apo hasmëri. Motra me nënën jetonin vetëm“, është shprehur një prej familjarëve.

Policia ka shoqëruar disa dhjetëra persona në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe nga hetimet paraprake dyshohet se Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdiu janë vrarë për larje hesapesh që lidhen me prishjen e pazareve të drogës.

Gjithsesi grupi hetimor nuk përjashton dhe pista të tjera. Për shkak të dinamikës së krimit dyshohet se ai është kryer nga vrasës me pagesë. Lëvizjet e viktimave janë ndjekur nga autorët dhe në momentin që ndodheshin në rrugë në afërsi të tregut me shumicë të fruta-perimeve janë qëlluar me armë.


Shtuar 3.03.2020 12:04