Modelja e njohur shqiptare lë me gishtë në gojë Shpat Kasapin
Pëlqej
Pak javë më parë bëri bujë në portale një koment i Shpat Kasapit në foton e postuar nga Ermal Mamaqi ku ftonte ndjekësit t’i bënin pyetje Xhesikës.

Në mes të komenteve u pikas ai i këngëtari i cili pyeste Xhesikën nëse do lidhet edhe ajo me një djalë jo shqiptar, siç ka vepruar Afërdita Dreshaj.

“A ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”, komentonte Shpati, shkruan Xing.al.

Sot ka ardhur radha e Xhesikës për t’i kthyer përgjigje dhe modelja vërtet do e lërë pa fjalë këngëtarin.

“Për mua nuk ka rëndësi fare prejardhja. E rëndësishme është që të kesh një njeri që ta duash dhe të të dojë, që mendja dhe zemra ta aprovojnë. Afërdita ka gjetur shpirtin e saj binjak dhe së shpejti do martohet ”, u përgjigj Xhesika. /albeu.com/

Shtuar më 20/05/2018, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori