Mocioni, Topalli: Do ta mposht Edi Ramën
Pëlqej
Jozefina Topalli
"Edi Rama, personalisht, ka humbur me turp dy herë në mocionet e tij kundër Jozefina Topallit". Kështu u shpreh kryetarja e Kuvendit në reagimin e saj menjëherë pas dorëzimit të mocionit me debat në Parlament nga PS.

Topalli tha se ndjehet e zhgënjyer nga Rama pasi sipas saj, ai nuk mbajti premtimin për të dorëzuar në Kuvend mocionin kundër Kryetarit të Kuvendit.

"E garantoj Edvin Ramën se do ta mundim në çdo mocion dhe në çdo sulm, që ai do të ndërmarrë kundër Kuvendit, kundër Kryetarit të tij dhe kundër çdo insitucioni tjetër, që garanton sistemin demokratik në Shqipëri"- tha Topalli

Ajo garantoi kreun e PS-së se do të respektohet pikë për pikë ligji dhe Rregullorja e Kuvendit.

Grupi Parlamentar Socialist ka dorezuar në Kuvend mocionin për debat me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, pas raportit te fundit të KE-së që kritikon punën e saj. Mocioni, i mbështetur në gjashtë pika kryesore kërkon: Zgjidhjen sa më shpejt të krizës dhe vlerësim të opinionit të Komisionit Evropian për mospërmbushjen e kritereve të marrjes së statusit kanditat. Mocioni kërkon gjithashtu mbështetje pa ekuivok të kritikave të KE ndaj qeverisjes në Shqipëri, dënon korrupsionin dhe presionin politik që ushtron qeveria për pengimin e rasteve të hetimit. Mocioni shpreh shqetësim për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Kuvendi I Shqipërisë, si dhe kërkon nga mazhoranca të tregojë gadishmëri për tejkalimin e krizës sipas rekomandimeve të BE-së, mbështetur në propozimet e PS-së.

Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së grupit të PS-së, ku është diskutuar edhe mënyra e paraqitjes së këtij mocioni.

Gjithashtu opozita ka dorëzuar në Parlament një Rezolutë për miratim, në të cilën kërkohet kthimi i opinionit të Komisionit Evropian në një platformë për përmbushje nga palët të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga opinioni

Ashtu si mocioni për debat dhe rezoluta mbështetet në gjashtë shtylla kryesore.

Të kapërcehet menjëherë kriza politike
Të nxirren përgjegjësitë për refuzimin e statusit kandidat
Të sigurohet pavarësia kushetuese dhe financiare e sistemit të drejtësisë
Të ndërmarrim një nismë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Të mbrohet liria e medias
Të zbatohet Karta Evropiane e Autonomisë Vendore dhe Ligji Organik i Qeverisjes Vendore
Shtuar më 24/11/2010, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori