Me flokë të shkatërruar dhe pa make up, Bebe Rexha fotografohet nga paparacët (FOTO LAJM)

Artistja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha doli nga shtëpia e saj të enjten për të bërë një vizitë të distancuar-shoqërore nga një mik.

Këngëtarja 30 vjeçare, ishte veshur në formë sportive, ndërsa u pa duke u drejtuar për në një veturë.

Bebe u shfaq aq e lumtur që kishte shoqëri, saqë ajo nxori gjuhën e saj jashtë, duke tërhequr vëmendjen e personit në dritaren e veturës.

Duke treguar pamjen e saj natyrale pa makijazh, Bebe Rexha veshi një bluzë të zezë, që përputhej me tutat e poshtme të së njëjtës ngjyrë që ajo kishte veshur.

Ajo dukej natyrshëm e bukur, me flokët e saj që ishin thuajse një rrëmujë e vërtetë.

Përmes disa fotografive në InstaStory, Rexha zbuloi se ajo e ka shfrytëzuar kohën e saj të bllokimit shkaku i pandemisë, për të punuar rreth këngëve të reja të saj.


Shtuar 1.05.2020 12:56