Mjeti i vrasësve të çiftit në Shkodër ishte i vjedhur në Tiranë
Pëlqej
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e dyfishtë që tronditi Shkodrën, ku ish-efektivi Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvana Ndoci u ekzekutuan në makinën e tyre.

Autori dhe bashkëpunëtori i tij, që e priste disa metra larg vendit të ngjarjes, pas vrasjes janë larguar së bashku me një mjet "Benz C Class" në drejtim të lagjes Krias.

Automjeti mori drejtimin në Zooteknike dhe ndaloi në zonën e By Pass-it të Shkodrës.

Aty ata i kanë vënë flakën mjetit bashkë me armën e krimit, një automatik “Scorpion” me qëllim humbjen e gjurmëve.

Mjeti që u përdor për krimin është vjedhur në Tiranë, ndërsa pjesët e makinës janë marrë në vende të ndryshme dhe mjeti është montuar.

Mësohet se gjatë kohës që kreu krimin autori mbante një kapele në kokë, por nuk ishte i maskuar. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2018, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori